Kompania

Rreth Kompanis

REFRESH SHPK, është vazhdimësi e traditës familjare në sektroin e prodhimit të veshjeve, e themeluar në vitin 2000 dhe re-strukturuar në vitin 2013.

Ne kemi një përvojë të gjatë – 20 vjecare në sektorin e tekstilit, të angazhuar në biznese të ndryshme familjare. Përvoja jonë është e lidhur ngushtë, me udhëheqjen e prodhimit.

Në vazhdimësi të traditës familjare themeluam kompanin REFRESH, duke arritur që për një kohë të shkurtër të konsolidojm këtë ndërmarrje dhe të krijojm brendin REFRESH dhe të mbuloj të gjithë tregun e Kosovës me produktet tona te tekstilit.

Refresh ka një ekip me kopetencë profesionale për menaxhimin firmes, i përbërë nga menaxher, udhëheqës të prodhimit, zyrtarë senior dhe agjentë të shitjes.

Rreth Prodhimit

REFRESH ofron produkte të kualitetit të lartë, me dizajne unike dhe cmime të arsyeshme për klientët tanë.

Refresh prodhon lloje të ndryshme të veshje për femra si:

  • Bluza
  • Këmisha
  • Mini-funde
  • Funde
  • Maica
  • Veshje sportive (trenerka dhe hellonka).

Të gjitha produktet prodhohen në dy linja si linja e veshjeve të përditshme dhe linja e veshjeve elegante – ekskluzive.

Përderisa, për veshjet dhe tekstilin faktorët si cmimi, kualiteti dhe brendi janë vendimtar, REFRESH i mbulon të tre këto elemente duke ofrur produkte me kualitet të larte, cmime të arsyeshme dhe brend të njohur tanimë.

REFRESH është një kompani me një potencial mjaftë të lartë të zhvillimit të mëtejmë duke pasur parasysh brendin  krijuar, kualitetin e produkteve, cmimet si dhe marrëdhënjet e forta të ndërtuara me partnerët/klientët dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Që nga themelimi, kompania REFRESH në vazhdimësi ka qenë e angazhaur në invstime si në pajisje poashtu edhe në burime njërzore më qëllim të rritjes së kapaciteteve prodhuese duke krijur mundësi të punësimit.

REFRESH planifikon që pas rritjes së kapaciteteve prodhuese do të vazhdoj me zhvillimin e negocitave me blerësit potencial në rajon.

Duke u bazuar në projeksione, REFRESH pretendon të jetë një ndër kompanitë më të fuqishme në tregun vendor dhe njëra ndër kompanitë vendore eksportuese të tekstilit për vendet e rajonit dhe më gjerë.

REFRESH mbulon të gjithë territorin e Kosovës. Pjesë e ekipit të shitjes është edhe ekipi i shpërndrjes së produkteve ku bëhet furnizimi i klientëve – rrjeteve të hipermarketeve. Një pjesë e klientëve realizojnë furnizimet drejtpërsëdejti nga fabrika REFRESH.